Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Horror-Gjendet trupi i një fëmije pa kokë në plazh

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spanjë ku trupi i një fëmije pa kokë është gjetur në një plazh.

Kryebashkiaku i Ronda de Berra Per Virgili ka theksuar se trupi i fëmijës, që besohet të jetë midis dy dhe tre vjeç, u zbulua mëngjesin e kësaj të marte në një plazh në resortin Costa Dorada të Roda de Bará, në bregun lindor të provincës Tarragona.

Sipas tij dyshohet se fëmija mund të ishte në një varkë emigrantësh që u përmbys në Mesdhe. Ndër të tjera në media thuhet se përveç kokës në trup mungojnë edhe pjesë të tjera.

Oficerët e Gardës Civile rrethuan zonën dhe zhvendosën vendasit dhe pushuesit në zona të tjera të plazhit përpara se mjekja ligjore të miratonte heqjen e trupit.

Ndërkohë pritet ekspertiza për të zbuluar dhe shkakun e vërtet të ngjarjes.