Lajme

Horror në Francë: Pesë foshnja të pajeta gjenden të fshehura në kuti kartoni

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin Orange, në departamentin Vaucluse, në juglindje të Francës. Sipas raportimeve të mediave lokale, në një banesë janë gjetur trupat e pajetë të pesë foshnjave të porsalindura.

Mësohet se trupat ishin vendosur brenda kutive prej kartoni në shtëpinë e një çifti. Rasti ka tronditur opinionin publik, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Sipas raportimeve paraprake, nëna e çiftit ka lindur gjatë orëve të fundit një djalë të shëndetshëm. Hetuesit po përpiqen të përcaktojnë lidhjen mes foshnjave të gjetura dhe familjes, si dhe shkaqet e vdekjes së tyre, transmeton Klankosova.tv.

Të Ngjashme