![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/07/hoti-e-perjetuam-kohen-kur-qeveria-vendos-vet-te-mos-marre-pjese-ne-takimin-lidhur-me-procesin-e-berlinit_64b57b2ec762f.jpeg?resize=850%2C522&ssl=1)
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti, për mos pjësëmarrje në takimin e Procesit të Berlinit që mbahet në Tiranë.
Hoti ka thënë se Kosova e përjetoi përjashtimin nga ushtrimet e përbashkëta me NATO-n,
”Kosovës i vendosen sanksione nga Bashkimi Evropian”, vazhdon Hoti.
Shton se “Kosova vendos vetë të mos merr pjesë në takimin lidhur me Procesin e Berlinit.
”Një qeveri normale, e angazhuar për integrim euro-atlantik të Kosovës, nuk ia bën Kosovës këto dëme”, ka shkruar ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.