Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hoxha: 15 pikat e LDK-së nuk përbëjnë ndonjë risi politike

 
   

Analisti Ylli Hoxha në Debat Plus ka folur lidhur me planin prej 15 pikësh të liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ai ka thënë se 15 pikat e tij nuk janë ndonjë risi.

Është një përshkrim i synimeve që e justifikon idenë bazike të krijimit të një qeverie të unitetit”, ka thënë ai.

Tutje, Hoxha ka thënë se një veprim i tillë i LDK-së është si rezultat i gjetjes së saj brenda dy poleve polarizuese: nga njëra anë VV-së, e nga ana tjetër PDK-së.

“Këta dy lojtarë, duke i zënë dy skajet e poleve në betejat e ashpra të tyre, e kanë përzhytur LDK-në gradualisht dhe e kanë pru në 12%. LDK-ja, tu shku herë në njërin krah, herë në tjetrin, në ecjen e vet ka arrit që nga partia kryesore të shndërrohet në partinë më margjinale tash nga të trijat”, ka thënë Hoxha.

Sipas tij, lidershipi i ri i LDK-së e ka konstatuar se ky është problem, dhe sipas tij është e arsyeshme marrja e këtij pozicioni.

“Meqë janë partia e tretë e votuar, nuk e kanë përgjegjësinë më të lartë; ata janë më komod në të qenurit opozitë”, ka thënë ndër të tjera Hoxha.