Lajme

Hoxhaj: Është absurde që përdorimi i shqipes të kthehet në çështje në një shtet që synon BE-në

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj u ka dal në mbrojtje studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët po kërkojnë që provimin e jurispodencës ta mbajnë në gjuhën shqipe.

Ai ka thënë se kërkesa e tyre e drejtë është standard themelor i barazisë dhe demokracisë.

Hoxhaj ka thënë se është absurde që një gjë e tillë të bëhet çështje në një shtet që është anëtar i NATO-së dhe synon integrimin në Bashkimin Evropian
“E drejta e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për të dhënë provimet në gjuhën shqipe është një standard themelor i barazisë dhe demokracisë. Gjuha shqipe duhet të respektohet plotësisht në arsim dhe në institucionet publike, si pjesë e karakterit multietnik dhe evropian të shtetit. Barazia gjuhësore nuk është privilegj, por e drejtë themelore e shqiptarëve si popull shtetformues. Është absurde që përdorimi i shqipes të bëhet çështje në një shtet që është pjesë e NATO-s dhe synon të bëhet pjesë e BE-së”, ka shkruar Hoxhaj.

Të hënën në Shkup pritet të ketë protestë masive.

Kjo pasi studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut po u pamundësohet mbajtja e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Ndonëse për katër vite, studimet i kryen në gjuhën e tyre amtare./teve1.info/

Të Ngjashme