Deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj, ka reaguar pas deklaratave të presidentit të Serbia, Aleksandar Vuçiq për blerjen e raketavr të fuqishme nga Kina.
Në emisionin Kosova Live, Hoxhaj tha se deklaratat e Vuçiqit janë shqetësuese për sigurinë në rajon, ndërsa sipas tij, institucionet e Kosovës nuk kanë dhënë asnjë reagim ndaj këtyre provokimeve.
Ai kritikoi qeverinë duke thënë se është më e përqendruar në çështje të brendshme politike sesa në temat strategjike.
“Qeveria dhe këta që janë në pushtet janë më shumë të shqetësuar për ‘divorcin’ e pozitave që i kanë aktualisht në jetën tonë politike dhe nuk kanë kohë të merren me tema që janë në interes strategjik. Po shihet që në këto vite nuk ka pasur as politikë të jashtme, as politikë të mbrojtjes, por më shumë propagandë mediale”, u shpreh Hoxhaj.
Ai shtoi se deklaratat dhe veprimet e Vuçiqit lidhur me armatosjen duhet të trajtohen seriozisht nga institucionet e Kosovës dhe nga aleatët ndërkombëtarë.
