Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hoxhaj për vdekjen e Papa Françeskut: Bota po vajton një udhëheqës të vërtetë shpirtëror

 
   

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe deputeti Enver Hoxhaj ka reaguar me një mesazh ngushëllimi pas vdekjes së Papa Françeskut.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Hoxhaj ka vlerësuar figurën e Papës si një udhëheqës shpirtëror të jashtëzakonshëm dhe të përkushtuar ndaj njerëzimit.

“Pusho në paqe, Papa Françesku. Përulësia, dhembshuria dhe përkushtimi yt i palodhur nuk do të harrohen kurrë. Bota po vajton një udhëheqës të vërtetë shpirtëror,” ka shkruar Hoxhaj.

Papa Françesku ndërroi jetë më 21 prill 2025, në moshën 88-vjeçare.