Një 49-vjeçar në fshatin Grudë e Re të Shkodrës ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga lartësia e çatisë së banesës së tij.
49-vjeçari me inciale K. Gj., është dërguar në spital për mjekim, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
“Rreth orës 14:00, në Spitalin Rajonal Shkodër është dërguar për mjekim, nga familjarët e tij, shtetasi K. Gj., 49 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka rënë aksidentalisht nga çatia e banesës së tij.”- njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.
