Budapesti është përfshirë nga paralajmërimet për një situatë të dyshimtë, pas njoftimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për gjetjen e eksplozivit pranë rrugës së TurkStream në Serbi.
Demokratët Europian paralajmërojnë se koha e këtij incidenti, vetëm një javë para zgjedhjeve në Hungari, ngre dyshime për një manipulim politik të llojit “false flag”, duke përdorur alarmin për sigurinë si mjet për të ndikuar rezultatin elektoral.
“Koha e këtij incidenti është jashtëzakonisht e përshtatshme, duke marrë parasysh se Hungaria voton brenda një jave dhe sondazhet aktuale tregojnë një humbje të mundshme për Fidesz,” thuhet në deklaratë. European Democrats paralajmërojnë se nxitja e histerisë ose sugjerimi për një mundësi vonese të votimit është një strategji më shumë për mbajtjen e pushtetit sesa për sigurinë reale”, thuhet në reagimin e tyre.
