Grupi jemenas Huthi ka thënë se ka targetuar zona sensitive në jugun e Izraelit më raketa balistike në një operacion të përbashkët me Iranin dhe grupin Hezbollah të mërkurën, sipas zëdhënësit të ushtrisë.
Grupi dha njoftimin e sulmit në një deklaratë televizive përmes zëdhënësit, Yahya Saree, shkruan Anadolu.
“Forcat tona kryen një operacion të tretë ushtarak duke synuar vende të ndjeshme të armikut izraelit në Palestinën jugore të pushtuar duke përdorur një breshëri raketash balistike”, tha Saree.
Sulmi u krye “në koordinim me vëllezërit tanë në Iran dhe Hezbollahun në Liban” dhe “i kishte arritur me sukses objektivat e tij”, tha ai, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Përshkallëzimi pasoi një paralajmërim nga Huthit vonë të premten për një “ndërhyrje të mundshme të drejtpërdrejtë ushtarake” nëse aleanca të reja bashkohen me SHBA-në dhe Izraelin kundër Iranit, ose nëse Deti i Kuq përdoret për operacione që synojnë Teheranin.
SHBA-ja dhe Izraeli kanë vazhduar sulmet ajrore ndaj Iranit që nga 28 shkurti, duke vrarë më shumë se 1,340 njerëz deri më tani, përfshirë udhëheqësin e atëhershëm suprem Ali Khamenei.
Irani është përgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që synojnë Izraelin, si dhe Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë baza ushtarake amerikane.
