Ish-ministri i LDK-së, Skënder Hyseni, ka kujtuar presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta, duke theksuar se ai ishte dhe mbetet përjetësisht i Kosovës.
Hyseni vlerësoi Rugovën si prijës të urtë, unifikues dhe me intelekt të jashtëzakonshëm, duke nënvizuar se për të, interesi nacional ishte mbi çdo interes tjetër.
Postimi i plotë:
Duke përkujtuar prijësin e madh Dr. Ibrahim Rugovan në 20-vjetorin e shkuarjes në amshim. Me 21 janar 2006, Kosova dhe kombi shqiptar i dhanë lamtumirën e fundit Ibrahim Rugovës!
Sot, 20 vite pas, përballë çorodisë së posesivizmit politik në Kosovë, duhet theksuar më fuqishëm se kurrë më parë se Ibrahim Rugova ishte i Kosovës dhe mbetet pëjetësisht i Kosovës.
Dr.Ibrahim Rugova, ishte i urtë, i ditur, me intelekt të pashoq, gjithnjë i qeshur dhe shumë i dashur për njerëzit, ishte tolerant kur e kërkonte interesi i vendit, mirëkuptues dhe unifikues. Për Ibrahim Rugovën, interesi nacional ishte i shenjtë dhe shkonte përtej çdo interesi tjetër!
Zoti e bekoftë Ibrahim Rugovën!
Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!

