Lajme

​Hyseni takon përfaqësues të ambasadës britanike, diskutohet forcimi i bashkëpunimit për rikthimin e aseteve

Udhëheqësi i Zyrës për Rikthimin e Aseteve, njëherit prokuror dhe Kryeprokuror i Shtetit Bahri Hyseni, të enjten ka zhvilluar një takim me këshilltarët e Mbretërisë së Bashkuar, Alan Barr dhe Nick Ëilcox, ky takim u fokusua në forcimin e bashkëpunmit për rikthimin e aseteve.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, gjatë takimit u diskutua edhe për rolin dhe funksionimin e Zyrës për Rikthimin e Aseteve si dhe për proceser e ngrirjes, sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurisë, përfshirë edhe rikthimin e aseteve të sekuestruara dhe të konfiskuar.

“Vëmendje e veçantë iu kushtua forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet institucioneve ligjzbatuese nënshkruese të Memorandumit të Mirëkuptimit, me qëllim rritjen e efikasitetit të ZRA-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Hyseni falënderoi përfaqësuesit e ambasadës për vizitën dhe mbështetjen, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të komunikimit dhe takimeve të rregullta, në mënyrë që bashkëpunimi të konkretizohet me rezultate të matshme në praktikë.

Të Ngjashme