Lajme

I akuzuari për 3 vrasje në Maqedoninë e Veriut, arrestohet në Tiranë

Arrestohet në Tiranë 52-vjeçari i kërkuar në Maqedoninë e Veriut për vrasjen e tre personave.

I kërkuar nga Maqedonia Veriore për vrasjen e tre personave në fshatin Kopanica në vitin 2007 është arrestuar në Tiranë.
Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Shtetit.

52- vjeçari është arrestuar zonën e Liqenit të Thatë.

“Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, këtij shtetasi i janë gjetur dhe sekuestruar 1 pasaportë kosovare, kartë identiteti kosovare dhe leje për drejtim të automjetit, të falsifikuara, me gjenealitetet e një shtetasi nga Kosova. Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Shkupin, do të vijojë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Maqedoninë e Veriut”, ka njoftuar Policia e Shtetit.

Ai fshihej prej kohësh në Tiranë, duke përdorur dokumente identifikimi të falsifikuara, në emër të një shtetasi nga Kosova.

Tags:



Të Ngjashme