Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“I dha lekë djalit për fara dhe…”, zbardhet dëshmia e gruas së 42-vjeçarit që plagosi efektivin e Shqiponjave

Zbardhet dëshmia e bashkëshortes së 42-vjeçarit Klered Bozhanaj në lidhje me ngjarjen ku u përfshi burri i saj, i cili akuzohet se plagosi një efektiv të Shqiponjave. Në dosjen hetimore të prokurorisë, jepet dhe dëshmia e gruas së autorit të dyshuar.

Sipas deklarueses, burri i saj i kishte dhënë disa lekë djalit të tyre për të blerë fara, dhe se po e priste jashtë banese dhe pas kontrolleve të ushtrua nga disa policë, burri i saj ishte futur mes pallateve dhe se nuk kishte marrë vesh gjë për të, edhe pse kishin kaluar disa orë.Ajo tha mes të tjerash se në lagje kishte dëgjuar zhurma, pa dhënë detaje se për çfarë zhurmash bëhet fjalë.

Gruaja pa dhënë shumë detaje ka sqaruar se kishte nisur kërkimet në lagje bashkë me vjehrrin e saj për të mësuar se ku ndodhej 42-vjeçari. Ajo sqaroi se nuk kishte dijeni se ku ishte bashkëshorti i saj dhe se nuk kishte folur me të, pasi ai nuk dispononte telefon.