Një kthesë e papritur ka ndodhur në historinë e dashurisë mes Leos dhe Lelës. Edhe pse ndarja e tyre në tetor të vitit të kaluar u duk përfundimtare, çifti ka trazuar rrjetin pasi janë parë sërish bashkë pikërisht në ditën e të dashuruarve.
Sipas raportimeve nga “Prive by Liberta Spahiu”, dyshja është fotografuar mbrëmjen e së shtunës në Dyseldorf, duke shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit gjatë festimeve të Shën Valentinit.
Edhe pse përpiqeshin të ishin diskretë, fansat kanë bërë “detektivin”, duke zbuluar prova të forta.
Veshja e Leos përputhet plotësisht me një video të tij në TikTok, ku ai shfaqej duke blerë lule i vetëm, ndërsa vajza që e shoqëronte mbante veshur një pallto identike me atë që Lela ka ekspozuar më parë.
Ky zhvillim vjen pas disa muajsh ku, pavarësisht ndarjes, të dy kanë folur me respekt dhe konsideratë për njëri-tjetrin në intervista, duke mbajtur gjallë shpresën e fansave për këtë ribashkim.



