Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

I dyshuari për vrasjen e rëndë në Llapashticë të Podujevës postonte video duke gjuajtur me armë

 
   

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Llapashticë e Epërme e Podujevës, ku është raportuar për të shtëna me armë zjarri.

Nga kjo ngjarje e rëndë mbeti i vrarë Bashkim Spahiu.

Media mësoi se i dyshuari për rastin është Arber Havolli, rreth 32-vjeçar.

 Image
 Arber Havolli 
 

Nga informacionet e para, mësohet se vrasja ka ndodhur brenda një veture, pas një bisede mes të dyshuarit dhe viktimës. Ende nuk dihen motivet, por dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje që u shndërrua në konflikt fatal aty për aty.

Media ka siguruar fotografi dhe një video, ku Havolli shihet duke qëlluar me armë në një ambient të hapur.