Aktuale

I FUNDIT/ Ngjarje e rëndë në vend, gjenden dy persona të pajetë

persona të dyshuar si emigrantë të paligjshëm janë gjetur të pajetë në një zonë malore mbi fshatin Kamenicë, në Korçë.

Sipas informacioneve paraprake, viktimat janë të moshave rreth 25 dhe 30 vjeç. Nga këqyrja fillestare në vendngjarje, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Burime nga policia bëjnë me dije se dyshohet që humbja e jetës të ketë ardhur si pasojë e temperaturave të ulëta dhe kushteve të vështira atmosferike në zonë.

Shërbimet e Policia e Shtetit ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e viktimave.

Të Ngjashme