Aktuale

I fundit! Shpërthim me tritol në një automjet të parkuar(EMRI)

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm (10 mars) në Tiranë.

Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Vasil Ndocka”. Dyshohet se një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në automjetin në pronësi të shtetasit Oltjon Klosi 36 vjeç.

Nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.03.2026, rreth orës 01:50, në rrugën “Vasil Ndocka”, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjetin e parkuar në pronësi të shtetasit O. K., 36 vjeç.

Nga shpërthimi nuk ka persona të dëmtuar, vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Të Ngjashme