Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Histori

I jepet lamtumira e fundit nënës së dëshmorëve, Tahir e Agim Mazrekaj

 
   

Sot iu dha lamtumira e fundit nënës Zymë, të ëmës së dy dëshmorëve, Tahir e Agim Mazrekaj.

Në ceremoninë mortore ishte i pranishëm kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se nëna Zymë ishte një grua fisnike, që me sakrificë dhe dashuri për atdheun rriti fëmijët e saj, duke i edukuar me frymën e lirisë.

“Trashëgimia e saj dhe e familjes Mazrekaj do të mbetet gjithmonë shembull i sakrificës dhe patriotizmit.  

Ngushëllime familjes Mazrekaj dhe bashkëluftëtarëve.  U prehtë në paqe!”, ka shkruar ai.