Lajme

“I kujt është ky skenar për ta bllokuar shtetin?” – reagimi i Agim Bahtiri

Deputeti i LVV-së, Agim Bahtiri ka njoftuar se janë në pritje të përgjigjes nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me, siç i quajti ai, “aktet e fundit antikushtetuese” të dërguara për shqyrtim.

Përmes një postimi publik, Bahtiri tha se pret që të zbulohet se kush qëndron pas skenarit që, sipas tij, po bllokon shtetin dhe po zhvillon “lojëra në emër të shtetit” për ta rifituar pushtetin.

Ai theksoi se askush nuk ka të drejtë ta fusë vendin në krizë për shkak të ambicieve politike, duke shtuar se, sipas tij, e vërteta do të dalë në dritë.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Në pamundësi që t’iu përgjigjem të gjithëve me radhë, për paqartësitë që janë krijuar dua të ju njoftoj të gjithëve se jemi në pritje të përgjigjes nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me aktet e fundit antikushtetuese që i kemi dërguar për shqyrtim.

Po presim të zbulohet se i kujt është ky skenar për ta bllokuar shtetin dhe nga e kanë burimin gjithë ato lojëra që bëhën në emër të shtetit për ta ri-fituar pushtetin sepse për dikë pushteti qenka më me vlerë sesa shteti.

Çdo gjë do të dalë në dritë, sepse askush nuk e ka të drejtën që për shkak të mospërmbushjes se ambicieve të saj, të fut padrejtësisht në krizë një shtet të tërë.

AB

Të Ngjashme