Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka ngritur shqetësim lidhur me, sipas tij, ndërhyrjet e disa ambasadorëve në punën e Gjykatës Kushtetuese.
Përmes një reagimi publik, ai u ka bërë thirrje diplomatëve që të përmbahen nga vizitat, takimet apo çdo formë ndikimi ndaj këtij institucioni.
“I lus disa ambasadorë që të mos e shkatërrojnë Gjykatën Kushtetuese me vizita, takime e ndërhyrje, sepse dëmet për vendin tonë do të jenë të pariparueshme”, ka deklaruar deputeti.
Ai ka theksuar se pavarësia e Gjykatës Kushtetuese është thelbësore për funksionimin demokratik të shtetit dhe për ruajtjen e rendit kushtetues në vend.
Deklarata e tij vjen në një kohë kur presidentje Vjosa Osmani nxori dekretin për shpërndarje të Kuvendit, derisa LVV e dërhoi në Kushtetuese, dhe vendimi i saj u shty, u ngri dekreti deri më 31 mars.
