Aktuale

I mituri shqiptar ther 14-vjeçarin tunizian në bordin e autobusit urban, arrestohet në banesë! Kamera e instaluar në mjet tradhtoi autorin

Policia italiane ka arrestuar një 15-vjeçar shqiptar që akuzohet se goditi dhe plagosi me thikë një tjetër të mitur pothuajse bashkëmoshatar të tij.

Ngjarja ndodhi në një autobus urban dy netë më parë, në lagjen “Rivarolo” të Xhenovës, kurse i dëmtuari është një 14-vjeçar tunizian.

Arrestimi i shqiptarit të mitur u bë në banesën e tij pas identifikimit. Zbulimi u bë fal kamerave të autobusit që kishin kapur momentet e përleshjes dhe plagosjes.

“Ishte pak pas orës 20:00 të mbrëmjes kur shoferi i autobusit numër 7 e ndaloi autobusin pasi dëgjoi britma në bord në Via Pallavicini. Një therje me thikë sapo kishte ndodhur në autobus. Një i ri me origjinë tuniziane u godit me thikë dy herë dhe përfundoi në një pellg gjaku, ndërsa sulmuesi i tij iku. Viktima është në gjendje kritike në Spitalin Scassi, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale delikate gjatë natës për të zvogëluar gjakderdhjen e shkaktuar nga plagët e tij”, shkruan media italiane.

Hetimet fillestare të kryera nën drejtimin e Zyrës së Prokurorit Publik në Gjykatën e të Miturve të Xhenovës, çuan në identifikimin e autorit të dyshuar.

Ai u gjet menjëherë pas incidentit dhe iu gjetën në posedim rrobat e përdorura (disa prej të cilave ai ishte përpjekur t’i hidhte) gjatë sulmit, që u kapën nga kamerat e instaluara në automjetin e transportit publik.

I dyshuari, gjithashtu një i mitur nën 15 vjeç i lindur në Xhenova, u arrestua dhe u vu në dispozicion të Autoriteteve Gjyqësore, në pritje të seancës dëgjimore të vlefshmërisë para GIP-së, informon media.

Kërkimi për armën e vrasjes dhe rindërtimi i motivit pas aktit janë duke vazhduar.

Të Ngjashme