Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Aktuale

I mituri u plagos me thikë, Spitali i Durrësit: Zemra kishte dy çarje nga 2 cm

Një ngjarje e rëndë tronditi Durrësin, kur një 15-vjeçar u qëllua me thikë pranë zemrës gjatë një konflikti mes disa nxënësve të gjimnazit.

Sipas njoftimit të Spitalit Rajonal të Durrësit, i mituri mbërriti në urgjencë në gjendje kritike, me plagë të thella që kishin prekur organe jetësore. Mjekët konstatuan dy çarje nga 2 cm në zemër, të shoqëruara me tamponadë kardiake, si dhe një çarje 3 cm në stomak. Situata ishte tejet e rrezikshme.

Moneytizer Paragrafi 2

Ekipi kirurgjikal reagoi menjëherë, duke kryer një ndërhyrje të komplikuar për të trajtuar dëmtimet kritike dhe për të rikthyer stabilitetin e pacientit. Falë profesionalizmit dhe qetësisë së kirurgëve F. Shini dhe E. Demiraj, si dhe anestezistit A. Banushi, ndërhyrja përfundoi me sukses.

Sot, 15-vjeçari po merr trajtim intensiv në Reanimacion dhe gjendja e tij është e stabilizuar. Një ndërhyrje e shpejtë dhe e saktë shpëtoi jetën e tij në momente që mund të ishin fatale.

Moneytizer Paragrafi 4