Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

I moshuari denoncon në Polici djalin dhe nipin e tij, thotë se e rrahën

Më 8 qershor, në Rahovec raportohet të ketë ndodhur një rast i dhunës në familje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, thuhet se një burrë ka raportuar të jetë sulmuar nga djali dhe nipi i tij.

“Është iniciuar rasti nën dyshimin se viktima mashkull kosovar është sulmuar nga djali dhe nipi i tij. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuarit dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Policia.