Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Piskupat të Pogradecit, një 12-vjeçare, nga ky fshat është përdhunuar nga një 67-vjeçar po nga i njëjti fshat.
Ngjarja ka ndodhur 4 muaj më parë në banesën e 67-vjeçarit, por është zbuluar vetëm tani pasi 12-vjeçarja ka mbetur shtatzënë dhe është katërmuajshe.
E mitura nuk u ka treguar prindërve të saj për ngjarjen pasi i moshuari e ka kërcënuar vazhdimisht se do ta vriste në rast se u tregonte prindërve.
Në praninë e psikologut ajo është pyetur mbrëmjen e sotme për orë të tëra në prokurori, ku ka rrëfyer të gjithë ngjarjen dhe se si autori e kishte përdhunuar me forcë duke e lidhur, në banesën e tij.
Kanë qenë prindërit e vajzës të cilët e kanë çuar për vizitë atë pasi ajo po shtonte peshë në mënyrë të pakuptimtë dhe mjekët i kanë informuar se vajza ishte shtatzënë katërmuajshe.
Fill pas kësaj vajza ka treguar më pas ngjarjen dhe sesi 67-vjeçari e kishte përdhunuar në banesën e tij, i cili tashmë është arrestuar nga policia.
Mësohet se autori është baba i katër fëmijëve si dhe është edhe gjysh. Ndërsa mitura tashmë ndodhet nën kujdesin e prindërve dhe psikologëve pasi është në gjendje të rënduar psikologjike./ A2Cnn.
Tags: dhunim seksualPogradecTeve1

