Aktuale

I përfshirë në dosjen “Buka” me Ahmetajn/ Biznesmeni paraqitet në GJKKO

Biznesmeni Lirim Fejzollari është paraqitur këtë të premte në Gjykatën e Posaçme, ku do të pyetet nën cilësinë e dëshmitarit për çështjen “Buka”. Fejzollari është i pari në listën e dëshmitarëve, përcaktuar nga seanca e zhvilluar në GJKKO në shkurt të këtij viti lidhur me çështjen.

Në tetor të vitit 2023 u raportua se SPAK po hetonte biznesmenin për dyshime se ky i fundit është përfshirë në afera me ish-nr.2 të qeverisë, Ahmetaj, sot në arrati.

Në nëntor të vitit 2018, Ministri i Zhvillimit Ekonomik të asaj kohe, Arben Ahmetaj, urdhëroi anulimin e një ankandi të zhvilluar në vitin 2015, për shitjen e rreth 46 përqind të aksioneve të kompanisë publike “Buka” sha tek biznesmeni Lirim Fezollari, i cili zotëronte edhe 40 përqind të tjera të aksioneve.

Vendimi për anulimin e këtij ankandi ishte në vijim të një vendimi të formës së prerë, të marrë më herët nga Gjykata e Apelit Administrativ. Por, ky vendim, megjithëse ka firmën dhe vulën e ministrit, nuk rezulton të jetë reflektuar zyrtarisht.

Të Ngjashme