Lajme

I quajti trushpëlarë votuesit e VV–Guxo–PSHDK / Halil Geci i del kundër vëllait të tij, Fadilit

 
   

Halil Geci ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së vëllait të tij, Fadil Geci, i cili i quajti “të trushpëlarë” rreth 60% të votuesve të VV–Guxo–PSHDK.

Halili tha se kjo është fyerje ndaj shumicës së qytetarëve dhe gabim i rëndë politik, duke theksuar se politika nuk ndërtohet duke përçmuar popullin.

Shkrimi i Halil Gecit:

KUR 60% E POPULLIT QUHET “TRUSHPËLARË”, PROBLEMI NUK ËSHTË POPULLI

Si vëlla, ta them me lutje: je në gabim

Deklarata e Fadil Gecit në tëvë1 hap debat të ashpër politik: fyerje ndaj shumicës së votuesve dhe tentativë për t’u paraqitur si i vetmi i “mençur” në skenën politike

Sot, në orën 12:00, në emisionin e transmetuar në tëvë1 vëllai im Fadil Geci deklaroi publikisht se rreth 60% e votuesve shqiptarë që kanë votuar koalicionin VV–Guxo–PSHDK janë “të trushpëlarë”. Kjo deklaratë nuk është vetëm e rëndë politikisht, por edhe fyese për shumicën e qytetarëve të këtij vendi.

Si vëlla më i madh, ndjej obligim moral t’i them publikisht se po gabon rëndë. Me një deklaratë të tillë, ai nuk po kritikon një parti apo një orientim politik, por po fyen një popull të tërë.

T’i quash 60% të shqiptarëve budallenj dhe të trushpëlarë, ndërsa veten ta paraqesësh si më të mençurin e shqiptarëve, nuk është qëndrim intelektual dhe as politik.

Kjo, në fakt, dëshmon dhr mund të thuash se “nuk ke lidhje me politikën”, kur përdor një gjuhë kaq përçarëse dhe përjashtuese. Askush nuk është më i mençur se 60% e popullit – as Fadil Geci, as Avdullah Hoti, as Vjosa Osmani as Ibrahim Rugova dhe askush tjetër.

I them publikisht: prit edhe pak dhe koha do ta tregojë se kush është Abdixhiku në të vërtetë. Nëse ai del ashtu siç e përshkruan Fadili, dhe e ngrit LDK-n ,unë jam i gatshëm t’i kërkoj falje publike dhe të mos e quaj më “Dada Lume”, por “hero”.

Por faktet janë ndryshe: 136 delegatë të LDK-së kanë qenë kundër tij, që do të thotë gjysma e LDK-së dhe pothuajse e gjithë kryesia.

Ndërkohë, Fadili zgjedh t’i quajë shqiptarët “të trushpëlarë”, vetëm për t’ia bërë qejfin Dades Lume.

Edhe më herët, në një intervistë me gazetarin Gashi, e kishte quajtur VV-në “parti ruse”. Si vëlla, po i them sërish: po gabon rëndë. Historinë e kemi ndërtuar bashkë, por me këto veprime po dëshmon papjekuri politike e kombëtare, e aq më keq edhe familjare.

Bajraktari i Llaushës nuk ka fyer askënd; përkundrazi, e gjithë Drenica e ka pasur pas vetes. Ndërsa ju, me këto veprime, në dy Drenicat me rreth 90 mijë banorë, nuk keni arritur t’i merrni as 900 vota. Në anën tjetër, Albini ka arritur t’i marrë mbi 10 mijë vota.

Kjo intervistë u pa nga një publik i gjerë dhe u kuptua qartë se bëhet fjalë për një interes të hapur politik: të fyesh shumicën e votuesve për t’u kapur pas “dimijave” të Dades Lume apo të një figure të caktuar politike është gabim i rëndë.

Kur gazetari e pyeti për 136 delegatët dhe shumicën e kryesisë që ishin kundër, përgjigjja ishte: “jo, jo, bashkë, bashkë, na duhet bashkimi”, duke u paraqitur si baba e gjysh i shqiptarëve dhe i LDK-së, madje duke marrë shembull edhe Nexhat Dacin.

Krejt në fundë i themë Fadilit nuk ndërtohet politika duke fyer një botë të tërë dhe duke paraqitur veten dhe Daden Lume si të paprekshëm.

LDK-ja e dikurshme dhe kjo e sotmja nuk do të ecë përpara pa u çliruar nga kultura e dhunës dhe nga individë që politikën e zëvendësojnë me grushta.

Figura si Armend Zemaj dhe rrethi i tij janë bërë simbol i kësaj fryme, ku mendimi ndryshe trajtohet me dhunë.

Rasti i qytetarit që u sulmua publikisht vetëm pse e quajti “hajn” është dëshmi se kjo qasje e dëmton rëndë jo vetëm LDK-në, por edhe vetë demokracinë.

Nëse LDK-ja nuk ndahet nga kjo frymë dhune, në zgjedhjet e ardhshme votat që do t’i marrë do të jenë aq sa janë mbështetësit e dhunës dhe të “bokserëve” të kësaj rruge. Kjo është e vërteta politike, jo fyerja ndaj popullit.

 
 
 
 

 

Të Ngjashme