Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

I riu vrau fqinjin 26-vjeçar me kaçavidë, policia merr në mbrojtje familjen e autorit

Policia e Bulqizës ka marrë në mbrojtje familjen e Dorjan Demës, autorit të vrasjes së 26-vjeçarit Dritan Manjanit mbrëmjen e së hënës.

Banesa ku jetojnë viktima dhe autori ndodhet në fshatin Homesh të Bulqizës.

Në pamjet e publikuara shihen punonjës të policisë që qëndrojnë para portës së banesës së autorit për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm mes dy familjeve.

Dorjan Dema u arrestua disa orë pas ngjarjes së rëndë.

Si ndodhi vrasja:

Autori dhe viktima ishin në të njëjtin lokal deri në orët e vona të mbrëmjes së të hënës.

Pasi kanë dalë nga lokali, ata janë zënë në hyrje të fshatit Shupenzë, ku edhe më pas krimi degjeneroi në vrasje.

Nuk dihen ende arsyet e krimit të rëndë, ku Dorjan Dema i mori jetën 26-vjeçarit Dritan Manjani.

“Në orët e vona të mbrëmjes, në Shupenzë shtetasi D.D., 30 vjeç, banues në fshatin Homesh, për motive të dobëta është konfliktuar me shetasin D.M., 26 vjeç, banues në Homesh. Gjatë konfliktit 30-vjeçari e ka goditur me kaçavidë 26-vjeçarin, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital.

Shërbimet e Policisë falë reagimit në kohë, lokalizuan, kapën dhe arrestuan autorin e ngjarjes shtetasin D.D. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, raportoi policia.