Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

I vazhdohet paraburgimi Thaçit dhe Veselit

Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Hagës, Angela Griep, ka bërë të ditur se Trupi Gjykues ka urdhëruar vazhdimin e paraburgimit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Ajo, në një konferencë për media, ka deklaruar se Trupi Gjykues konstatoi se ekziston rrezik i mjaftueshëm që Thaçi dhe Veseli “të pengojnë ecurinë e procesit dhe të kryejnë krime të tjera”.

“Trupi Gjykues konstatoi se komunikimet mund të kufizohen në një mënyrë që zvogëlon mjaftueshëm këto rreziqe vetëm me anën të zbatimit të kornizës për monitorimin e komunikimeve që përdoret në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara”, tha Griep.

Më 3 prill të këtij viti ka filluar gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve. Ndërkaq në paraburgim ndodhen që nga nëntori i vitit 2020.