Një 14-vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi i ka vjedhur dy personave çantat e dorës të mbushura me para.
Policia e Shkodrës bën me dije se ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e një shtetasi 14 vjeç.
Adoleshenti dyshohet se më datë 08.04.2026, në oborrin e Spitalit Rajonal Shkodër, i ka vjedhur shtetasit E. Dh., 45 vjeç, banues në Tiranë, çantën e dorës, ku ai mbante një shumë parash.
Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se më datë 13.03.2026, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, i ka vjedhur shtetases M. T., 45 vjeçe, banuese në Shkodër, çantë e dorës, ku ajo mbante një shumë parash.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 600 euro dhe një monopatinë me të cilën lëvizte 14-vjeçari, të cilën dyshohet se e kishte blerë me paratë e vjedhura.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
