Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

IHMK thotë se mund të ketë vërshime në disa zona pas reshjeve të shiut

 
   

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar për vërshime të shpejta në rrjedhat lumore dhe malore pas reshjeve të shiut që kanë filluar sot dhe pritet të vazhdojnë edhe të hënën.

Sipas IHMK-së vërshime mund të ketë në disa pjesë të vendit konkretisht, pellgjet lumore si: Stinica më degët e saj (Zona e Prishtinës), Morava Binçës, Drini Bardhë (Erenik, Lumi Istogut, Klina, Mirusha).

“Reshjet e shiut të cilat kanë filluar gjatë orëve të para të datës 26/10/2025, duke përfshirë pjesën më të madhe të vendit, do të vazhdojnë edhe gjatë orëve në vijim si dhe gjatë ditës së nesërme me intervale dhe intensitete të ndryshme. Në disa zona, mund të krijohen kushte për vërshime të shpejta, sidomos në rrjedhat lumore me karakter malorë.

Probabiliteti total i tejkalimit të pragut të periudhës kthyese 2 vjeçare është 47%, ndërsa asaj 5-vjeçare 25% në intervalin kohor deri 2 ditë të ardhshme.

Nuk parashikohen përmbytje lumore, duke pasur parasysh gjendjen e deritanishme të tyre me nivele shumë të ulëta si pasojë e kushteve hidrometeorologjike shumë të thata”, thuhet në njoftim.