Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Fun

Ikën nga Kosova edhe Edon “Xhamajka”, ikona e largimeve në 2015-tën

Ishte bërë i famshëm para gati një dekade, kur Kosova ishte përfshirë nga vala e madhe e imigrimit të njerëzve.

Edoni në atë kohë ankohej shumë, dhe se ikjen nga Kosova e shihte të domosdoshme, shkruan lajmi.net.

“N’Xhamajkë, n’Xhamajkë”, kishte thënë ai me mesazhin se vetëm në Kosovë nuk rrihet, dhe se tjetër kund po.

Me liberalizmin e vizave, tani më edhe atij i janë hapur rrugët për të dalë normalisht në Europë.

Ai në rrjetin social tiktok është paraqitur dhe ka njoftuar se po shkon në Austri.

“Qe qetu te stacioni i autobusave, edhe mu më erdh koha me ikë, kismet në Vjenë në Austri, nesër në 8:00 ose 9:00 më keni aty”, tha ai./Lajmi.net

@edon.xhamajka♬ original sound – Edon haziri