Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

IKKL dokumenton dëshminë që ndryshoi historinë e Kosovës

 
   

Hulumtuesit e Institutit të Krimeve të kryera gjatë Luftës në Kosovës kanë zhvilluar një intervistë të detajuar me një nga të mbijetuarit e kësaj masakre që tronditi botën dhe ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosovës për të dokumentuar të vërtetën e plotë për atë që kishte ndodhur në Reçak.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, IKKL njofton për intervistën e realizuar me dëshmitarin Burim Osmani, i cili në momentin e krimit ishte vetëm 17 vjeç, duke rrëfyer  në detaje atë që përjetoi më 15 janar 1999, nga momenti kur forcat serbe hynë pranë shtëpisë së tij, aty ku nisi makineria e terrorit, e deri te vendi i ekzekutimit në “Luginën e Gurit”, ku u gjetën trupat e shumicës së viktimave të kësaj masakre.

“Për të dokumentuar të vërtetën e plotë për atë që kishte ndodhur në Reçak, përtej shumë dëshmive autentike që ekzistojnë në IKKL, hulumtuesit tanë kanë zhvilluar një intervistë të detajuar me një nga të mbijetuarit e kësaj masakre që tronditi botën dhe ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosovës.

Z. Burim Osmani, i cili në momentin e krimit ishte vetëm 17 vjeç, rrëfeu në detaje atë që përjetoi më 15 janar 1999, nga momenti kur forcat serbe hynë pranë shtëpisë së tij, aty ku nisi makineria e terrorit, e deri te vendi i ekzekutimit në “Luginën e Gurit”, ku u gjetën trupat e shumicës së viktimave të kësaj masakre.

Kjo intervistë, e realizuar në vendngjarje, është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të IKKL-së për të mbledhur dëshmi autentike, për të ndërtuar një arkiv të pakontestueshëm të fakteve dhe për të ruajtur kujtesën historike të popullit tonë. Duke dëgjuar zërin e të mbijetuarve dhe duke dokumentuar rrëfimet e tyre me rigorozitet profesional, ne nderojmë viktimat, fuqizojmë të vërtetën dhe kontribuojmë në drejtësi për brezat që vijnë”, thuhet në postim.