Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

IKShPK pranon aparatura të reja diagnostike në vlerë prej 360 272 dollarësh

Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKShPK) sot është mbajtur ceremonia e pranimit të aparaturave të reja diagnostike në vlerë prej 360.272 dollarëve amerikanë të siguruara përmes UNICEF-it me mbështetjen e Misionit të USAID-it në Kosovë

Në ceremoni morën pjesë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia: ushtruesi i detyrës së drejtorit të misionit të USAID-it në Kosovë, Ken Collins; zëvendës-shefja e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Larisa Brown; drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, dhe profesionistë shëndetësorë nga shërbimet përfituese.

Gjatë ceremonisë u tha se këto aparatura do të ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e kapaciteteve laboratorike për IKSHPK në Prishtinë, për të gjitha Qendrat Rajonale të Shëndetit Oublik të Kosovës dhe për Shërbimin e Mikrobiologjisë klinike në kuadër të Klinikës Infektive të QKUK-së. Ato do të përdoren për testim në SARS-CoV-2 me Real Time PCR, por gjithashtu edhe për testim edhe në patogjenë të tjerë infektivë si Influenza, HIV, HBV, HCV, Mycobacterium tuberculosis, etj.

Kontigjenti i aparatuarave përmban:

• Një GeneXpert RT PCR aparat me 16 module, për IKSHPK Prishtinë;
• Një GeneXpert RT PCR aparat me 8 module për Shërbimin e Mikrobiologjisë klinike, QKUK;
• Gjashtë GeneXpert RT PCR aparat me nga 4 module, për secilën Qendër Rajonale të Shëndetit Publik të Kosovës;
• 8 UPS (nga një për secilin aparat);
• 3200 SARS-CoV-2 teste në këto aparate;
• Garancion 3 vjeçar të funksionimit të aparaturave.