Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës është ndriçuar me ngjyrë të kuqe mbrëmjen e 29 shtatorit, në shënim të Ditës Botërore të Zemrës.
Njoftimi:
“IKSHPK u ndriqua me të kuqe për Ditën Botërore të Zemrës – 29 Shtator 2025
Ky aktivitet u realizua në kuadër të iniciativës globale të Federatës Botërore të Zemrës (World Heart Federation), e cila çdo vit fton monumente e institucione anembanë botës, të ndriçohen me të kuqe, për të rritur ndërgjegjësimin mbi sëmundjet kardiovaskulare – shkaktarin kryesor të vdekjeve në botë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së në Facebook.
																									 
														 
																													 
													 

