
“Miku i armikut tim është armiku im”, kështu e sheh pozicionimin e Kosovës karshi luftës në Palestinë, Ilirida Ismaili.
Ajo ka thënë se ambasadori palestinez i ka qu selam Kosovës prej Beogradit.
“Miku i armikut tim është armiku im dhe unë kështu e shoh pozicionimin e shtetit tim ndaj Palestinës.
Një shtet që nuk të ka pranuar miqësisht edhe ata shpeshherë po na qojnë edhe selame prej Beogradit, ambasadori i tyre me të qu selame e me thanë që nuk ju pranojmë kurrë e po që se ka nevojë ne jemi krahë për krahë me Serbinë për me sulmu Kosovën edhe unë po ja qojë një selam atij nga këtu, Kosova më nuk është në vitet 1999 kur është luftu me një pushkë, por Kosova sot e ka ushtrinë e ka policinë edhe popullin që kurrë nuk do të rri duarkryq për armiqtë”, ka thënë Ismaili.