Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Imeri: Serbia në të njëjtin bosht aleancash si Venezuelë, Rusi Kinë e Iran

 
   

Profesori universitar dhe politologu Dorajet Imeri ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me përplasjet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Venezuelës, duke i vendosur ato në një kontekst më të gjerë gjeopolitik.

Sipas Imerit, tensionet SHBA–Venezuela nuk duhen parë si të izoluara, por si pjesë e një strategjie globale ku Uashingtoni po përballet gjithnjë e më drejtpërdrejt me ndikimin rus, kinez dhe iranian në rajone të ndryshme të botës.

“Në Ballkan, Serbia vazhdon të mbështetet në të njëjtin bosht aleancash si Venezuela, Rusia, Kina dhe Irani. Lidershipi në Beograd po mendon se kjo lojë mes “neutralitetit” dhe orientimit lindor mund të vazhdojë pa pasoja, por ky kalkulim po has në rezistencë serioze nga SHBA dhe NATO. Mungesa e një pozicionimi të qartë pro-perëndimor mund ta kushtojë shtrenjtë”, ka shkruar ai në Facebook”.

Ai tha se Uashingtoni po bën të qartë se nuk do të tolerojë më përpjekjet e Moskës dhe Pekinit për të minuar interesat e SHBA–NATO-s, duke përdorur aktorë të tretë për të ndezur tensione dhe konflikte në rajone të ndryshme të botës.

“Qëllimi i kësaj strategjie është i qartë: dobësimi i demokracive dhe vlerave perëndimore. Në këtë kontekst, provokimet e vazhdueshme të Serbisë në rajon po shihen si pjesë e një skeme më të gjerë. Nëse kjo qasje vazhdon, reagimi i Perëndimit mund të jetë i fortë. Durimi i administratës amerikane po soset ndaj shteteve që paraqiten si neutrale, por në realitet veprojnë kundër rendit demokratik perëndimor”, tha ai.