Aktuale

Imuniteti i Ballukut, ambasada britanike deklaratë para seancës: Mos bëhet pengesë para ligjit!

Kuvendi pritet të vendosë sot lidhur me çështjen e Belinda Ballukut, ndërsa ka reaguar edhe Ambasada Britanike në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada thekson rëndësinë e ruajtjes së sundimit të ligjit dhe pavarësisë së gjyqësorit, duke nënvizuar se imuniteti parlamentar duhet të mbrojë proceset demokratike, por nuk duhet të shndërrohet në pengesë për llogaridhënie të barabartë para ligjit.

Njoftimi i ambasadës së Britanisë së Madhe: 

Ambasada Britanike thekson rëndësinë e ruajtjes së sundimit të ligjit dhe pavarësisë gjyqësore, dhe njeh progresin e Shqipërisë në reformën gjyqësore që nga viti 2016, përfshirë krijimin e SPAK-ut.

Imuniteti i Ballukut, ambasada britanike deklaratë para seancës: Mos

Ekzekutivi, Gjyqësori dhe Legjislativi mbeten partnerë të barabartë në mbështetjen e këtij progresi si pjesë e qëllimit të Shqipërisë për arritjen e anëtarësimit në BE.

Imuniteti i Ballukut, ambasada britanike deklaratë para seancës: Mos

Ndërsa imuniteti parlamentar duhet të mbrojë proceset demokratike, ai nuk duhet të jetë pengesë për llogaridhënie të barabartë para ligjit.

Të Ngjashme