Një punonjës 55-vjeçar ka humbur jetën sot në Termocentralin “Kosova B”, pas një incidenti të rëndë ku është përfshirë një mjet transportues i llojit kamion.
Kështu ka bërë të ditur, Korporata Energjetike e Kosovës, e cila njofton se si pasojë e incidentit punonjësi kishte pësuar lëndime të rënda, ndërsa më pas ekipet mjekësore në vendngjarje kanë konfirmuar vdekjen e tij.
“KEK sh.a. shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, si dhe kolegëve e të gjithë bashkëpunëtorëve të tij. Autoritetet përkatëse janë duke trajtuar rastin në përputhje me procedurat ligjore”, shkruhet në njoftim.
