1
Një incident me lëndime trupore është raportuar sot rreth orës 11:00 në fshatin Osek Hilë të Gjakovës.
Sipas zëdhënëses së Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, një mashkull i moshës madhore, pas një mosmarrëveshjeje, ka lënduar veten dhe kushërirën e tij, po ashtu të moshës madhore.
Dyshohet se lëndimet janë shkaktuar me mjet të mprehtë dhe, sipas policisë, bëhet fjalë për lëndime të lehta trupore. Të dy personat e përfshirë kanë marrë trajtim mjekësor.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore.
Moneytizer Paragrafi 4
