Lajme

Incidenti në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, flasin nga QKUK-ja

 
   

Në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka ndodhur sot një incident mes dy punonjësve shëndetësorë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla, e cila ka bërë të ditur se lidhur me rastin janë njoftuar organet e rendit dhe se policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Sipas informatave fillestare, në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve ka ndodhur një incident mes dy punonjësve shëndetësorë. Për rastin janë njoftuar organet e rendit, të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Qyqalla.

Ajo ka shtuar se për momentin nuk ka detaje shtesë lidhur me shkaqet e incidentit, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga autoritetet kompetente.

QKUK nuk ka dhënë informacione nëse incidenti ka ndikuar në mbarëvajtjen e punës në këtë klinikë apo në trajtimin e pacientëve.

Ndryshe Gazeta Shneta ka raportiar se B.K. dhe Xh.A. janë përplasur fizikisht në hyrje të ashensorit në objektin e Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve.

Gjithçka kishte nisur të premten me një përplasje verbale në mes dy kirurgëve, për të përfunduar me grushta ditën e sotme.

 
 
 
 

 

Të Ngjashme