2
Një rast i përleshjes dhe të shtënave me armë zjarri ka ndodhur sot në Komoran të Drenasit.
Lidhur me rastin ka folur kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi.
Moneytizer Paragrafi 2
Gashi tha se ngjarja në fjalë nuk lidhet me procesin zgjedhor, por për shkak të një marrëveshje të mëparshme.
“Arsyet e konfliktit nuk dihen në detaje, mirëpo sipas informatave të para që i kemi kjo lidhet me një mosmarrëveshje të hershme, të para tre javësh. Tre personat e dyshuar janë të përfshirë në grabitje dhe vepra tjera ordinere dhe nuk lidhet me procesin zgjedhor”, tha Gashi.
Moneytizer Paragrafi 4
“Nuk ka persona të ndaluar. Personat që kanë qenë të involvuar kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, deklaroi kryeprokurori Gashi.
“Personat e shoqëruar në polici janë vetëm dëshmitarë. Të dyshuarit janë identifikuar dhe janë të njohur për policinë dhe prokurorinë”, shtoi ai.
Artikull i sponzorizuar
Zejnullah GashiIncidenti në Komoran