Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Incidenti në Podujevë, flasin nga QKUK-ja: Pacienti është në gjendje të rëndë

Në pasditen e sotme në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, një person është therur dhe dërguar për trajtim mjekësor.

Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, tha se i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë dhe jo stabile.

MGID Paragrafi 2

”Është sjellë në QE një rast nga Podujeva me plagë nga mjeti i ftohët, janë kryer ekzaminimet e nevojshme, pacienti u dërgua në sallë për intervenim kirurgjik nga ekipët e anestezionit, kirurgjisë abdominale dhe asaj torakale. Gjendja është e rëndë dhe jo stabile.”, ka thënë Syla.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se lidhur me rastin, policia ka arrestuar personin e dyshuar.

Moneytizer Paragrafi 4

Artikull i sponzorizuar