
Një javë më parë, më 19 qershor “Instituti për Paqe dhe Ekonomi” publikoi Indeksin Global të Paqes 2025. Në këtë indeks përfshihen të gjitha shtetet e botës, përfshirë këtu dhe Kosova.
Në raport u përdorën 23 tregues sasiorë po ashtu dhe cilësorë për të matur gjendjen e paqes në tri fusha, për nivelin e sigurisë shoqërore, shkallën e konfliktit të vazhdueshëm vendor e ndërkombëtar, si dhe shkallën e militarizimit.
Kosova sipas këtij raporti shënoi përkeqësim prej tri vendesh duke u renditur në pozitën e 63-të.
Grafika
Vendi radhitet në mes të tabelës para Serbisë, Zambisë, Moldavisë, Uzbekistanit, Qipros, Senegalit, Liberisë, Jordanisë, Tanzanisë, Malauit, Francës, Paraguait, Nepalit, Kirgistanit, Taxhikistanit, Republikës Dominikane, Tunizisë, Guinenë Ekuatoriale dhe Bolivisë.