Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Fun

Iniciativa e veçantë e kafiterisë në Ferizaj, peceta higjienike falas për gratë dhe vajzat

Një kafiteri në Ferizaj ka ndërmarrë një iniciativë të veçantë dhe mbështetëse për gratë.

Kafiteria e quajtur “0290” ka marrë vendim që të ketë peceta higjienike për gratë dhe vajzat që e frekuentojnë lokalin, shkruan Lajmi.net.

Pronari i lokalit ka thënë për Lajmi.net se krejt kjo ka ardhur pasi një shoqe e tij për hapjen e lokalit I ka bërë dhuratë peceta higjienike.

Ai tha se i ka pëlqyer kjo dhe ka vendosur që të ketë një raft për peceta higjienike për vajzat që e frekuentojnë lokalin e tij.

“Ideja ka qenë par se me hap lokalin, një shoqe e jemja mi ka pru dhuratë dy pako me peceta, mandej u ka pëlqy klientëve, mandej e kam bo edhe një raft për pecetat higjienike”, u shpreh ai.

Pronari i lokalit “0290”, tutje tha se komentet kanë qenë pozitive dhe vajzat e kanë vlerësuar këtë gjest të tyre si biznes.

“Disa janë çudit, u ka ardhë mirë, krejt komente pozitive, janë ndi mirë”, u shpreh ai. /Lajmi.net/