Lifestyle

Injeksion që rigjeneron zemrën, zbulimi i ri mund të trajtojë dëmet nga infarkti me një dozë të vetme

Një zbulim i ri në fushën e kërkimeve mjekësore mund të ndryshojë mënyrën si trajtohet infarkti, duke hapur rrugën për rikuperimin e zemrës me vetëm një injeksion.

Studimi është realizuar nga një ekip studiuesish të udhëhequr nga profesori Ke Cheng në Columbia University, në bashkëpunim me institucione të tjera kërkimore në Shtetet e Bashkuara, dhe është publikuar në revistën prestigjioze shkencore “Science” në fillim të marsit 2026.

Shkencëtarët kanë zhvilluar një terapi të bazuar në “self-amplifying RNA”, një teknologji e ngjashme me atë të vaksinave moderne mRNA, e cila i jep trupit udhëzime për të prodhuar një hormon natyral që ndihmon në rigjenerimin e muskulit të zemrës pas një ataku kardiak.

Ndryshe nga trajtimet tradicionale, injeksioni nuk vepron drejtpërdrejt në zemër, por në muskuj, të cilët shndërrohen në një lloj “fabrike biologjike” që prodhon substancat shëruese për disa javë.

Të Ngjashme