Lajme

Inspektori i IKP-së që u plagos mbrëmë, në gjendjet stabile

Gjendja e inspektorit të IKP-së i cili u plagos mbrëmë me armë zjarri në Prishtinë është stabile.

Ai mbrëmë i është nënshtruar një intervenim urgjent dhe pritet që të ketë intervenime të tjera.

Këtë e ka bërë të ditur për Tëvë1, Xhavit Gashi drejto i Ortopedisë.

“Për momentin gjendja është stabile fillimisht mbrëmë ju ka nënshtrua një intervenim urgjent fillestar dhe stabilizues, në të ardhmen priten prapë intervenime”, ka thënë Gashi.

IKP ka thënë se plagosja e inspektorit nuk ka të bëjë me punën dhe funksionin që ai ka.

Policia ka njoftuar se ka identifikuar të dyshuarin për rastin dhe janë në kërkim të tij.

Të Ngjashme