Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Fun

Intervistë me tik-tokerin e famshëm: Gazetarja bie pre e “prankut” të tij, ajo betohet për “hakmarrje”

Gazetarja e lajmi.net Rina Haziri ka zhvilluar një intervistë me tik-tokerin e famshëm “Roki”.

Përgjatë intervistës, tik-tokeri në bashkëpunim me kameramanin dhe redaksinë e lajmi.net, vendosën që gazetares Haziri të i bëjnë një prank, shkruan lajmi.net.

Dhe për një moment deri sa gjithçka po ecte mirë, ai i lutet gazetares që të mos ia bëjë disa pyetje rreth temave të ndryshme.

Gazetarja mundohet tërë kohën që me mirësjellje të bindë tik-tokerin se gjithçka do të shkojë mirë, po ky i fundit nuk bindet asesi, të paktën jo për pak minuta.

Madje në një moment gazetaren e thërrasin nga redaksia për ti kërkuar llogari rreth ankesave të tik-tokerit në fjalë.

Dhe në fund vjen momenti kur ai i tregon gazetares Haziri se ishte një prank, ndërsa kjo e fundit “betohet” se do të “hakmerret”./Lajmi.net