Policia e Kosovës (PK) përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se në dy raste, janë intervistuar 10 persona në Pejë nën dyshimin për falsifikim të rezultateve të votimit.
Sipas Policisë, në rastin e parë u intervisutan katër burra dhe një grua.
“Rr. Gjergj Fishta, Pejë 30.12.2025-15:32. Lidhur me rastin, janë shoqëruar në stacionin policor katër meshkuj dhe një femër kosovar-e, ku pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Kurse, në rastin e dytë u intervistuan tre burra dhe dy gra. Të gjithë u liruan në procedurë të rregullt pas intervistimit.
“Rr. Gjergj Fishta, Pejë 30.12.2025-15:32. Lidhur me rastin, janë shoqëruar në stacionin policor tre meshkuj dhe dy femra kosovar-e, ku pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.
