Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se ka nisur intervistimi i anëtarëve të Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve (QNR) për qendrën komunale në Drenas.
Veprimet po kryhen në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas autorizimit të prokurorisë dhe në kuadër të hetimeve intensive.
Këto veprime lidhen me dyshimet për keqpërdorime gjatë procesit të numërimit të votave të kandidatëve të subjekteve politike. Prokuroria dhe policia po ndërmarrin të gjitha masat ligjore dhe hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit.
Prokuroria Themelore në Prishtinë premton të mbajë të informuar opinionin publik për zhvillimet e mëtejshme në këtë proces.